Ne jemi një grup i ri pune, ecim në udhë të ndryshme por pasionet/nevojat/dëshirat dhe koha pjesërisht e lirë na bëjnë të ndeshemi në udhëkryq e të reflektojmë për degëzime të reja që mund t’i sjellim jetës tonë kryeqytetase.

Dielli na ka përshëndetur në Tiranë për herë të parë dhe që nga ajo ditë i jemi larguar pak apo edhe shumë kryeqyetit, për shkurt apo edhe për të jetuar në qytete të tjera, por gjithmonë duke ndjerë nostalgji, duke menduar kritik, duke shprehur zgjidhje të mundshme. Tiranën e kemi parë të eci, herë në ngjitje e herë të tatëpjetë, por ajo që shohim me sy të lirë është zgjerimi i hapësirës, shtimi i mundësive dhe nevoja për ta komunikuar informacionin gjithnjë në rritje.

Ne menduam TiranaXXL si një mjet që i mungon banorit apo edhe kalimtarit të Tiranës, si një hartë që kushdo duhet të ketë me vete për të përfituar në maksimum nga ajo çka ofron metropoli haptazi ose fshehurazi!