Ne mundohemi të njohim çdo cep të kryeqytetit në shtrirjen e tij XXL dhe të trasmetojmë të rejat në përditësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve.
Kërkojmë ta paraqesim sa më qartë atë çka ndodh në Tiranë, ndjekim morinë e ngjarjeve kulturore që ndodhin çdo ditë, hapësirat e reja, lokalet, baret, restorantet, hotelet, libraritë, agjencitë e udhëtimit, palestrat, ndjekim modën, vlerësojmë mbrojtjen e mjedisit dhe barazinë e të drejtave, etj.

Portali përmbledh aktivitet e shumicës së bizneseve të sukseshme që gjenden në kryeqytet. TiranaXXL.com orjenton vizitorët, por edhe vetë kryeqytetasit, drejt cilësisë më të mirë. Si përdorues i faqes, ju mund të jepni vlerësimin tuaj për një biznes të caktuar, mund ta klasifikoni në varësi të nivelit të kënaqësisë që keni perceptuar nga ai biznes, event apo shërbim.

Keni mundësinë që me anë të hartës së kryeqytetit të lokalizoni më së miri vendndodhjet, ku jeni dhe ku po shkoni pasi të keni vendosur për të bërë çfarë.

Mund të lini një koment më të detajuar lidhur me eksperiencën tuaj.
Përvojat tuaja, nëse i ndani nuk do e bëni vetëm me ne, por me të tjerë “përdorues” të Tiranës si dhe me miqtë e faqes tonë online apo rrjetet e tjera sociale. Me ne Tirana është e kudondodhur virtualisht!

Tirana kërkon të jetë gjithmonë e më shumë evropiane, prandaj shpesh është krahasuar me një kantier në zhvillim dhe në kaos te vazhdueshëm. Një vrojtues i lirë e sheh Tiranën me kureshtje.

TiranaXXL.com kërkon të thellojë njohjen e kryeqëndrës së shqiptarëve, nga ku çdo ditë lindin ide, realizohen projekte, marrin formë ëndrra dhe një mijë e një të reja ndodhin!

TiranaXXL.com është portali që të duhet për të lëvizur në TIRANË.