Brunes Casa është një wine bar dhe restorant shumë simpatik në afërsi të ABA Center. Në katin e dytë të një ndërtese katër katëshe në rrugën Papa Gjon Pali II do të gjeni një ambient relaksues për te harruar sadopak rrëmujën e Tiranës.

Për të shijuar një aperitiv nën tingujt e muzikës live, ky bar plot ngjyra që do ju rikthejë gjallërinë, do të jetë doza e duhur e optimizmit për të nisur një darkë fundjave apo për tu relaksuar gjatë javës.

Një zgjedhje e madhe e verërave do të kënaqë njohësit dhe do të tërheqë kuriozët.