Vinum Restorant ose sic quhet ndryshe: “La maison bleue” karakterizohet nga një kuzhinier ” i çuditshëm” plot ngjyra dhe fantazi, i cili meriton një medalje për krijimtarinë e tij. Nuk mund të gjeni në asnjë vend tjetër “Gras foie” ose mish qengji të mbuluar me bajame, ose një sallatë me mango, fiq dhe arra apo dhe një supë të bërë me karrota dhe portokall. Cmimet janë pak të shtrenjta, por buka e bërë vetë, panxhari, ullinjtë, arrat dhe frtutat shumë të freskëta dhe shumë të mira do të bëjnë që të ktheheni sërish shumë shpejt.