Vila Alba është një Hotel me stil “Boutique” ndodhet në zemër të pjesës së vjetër të qytetit.

Në barin në tarracë mund të shijoni koktejle të freskëta dhe një pamje nga qyteti, ndërsa në lounge caffe shërbehen snacks dhe një shumëllojshmëri ëmbëlsirash si dhe Cajra tradicionale austriake.

Të gjitha dhomat e Hotel Vila Alba kanë tavane të lartë dhe një kombinim i dizajnit klasik dhe modern. Ato kanë ajër të kondicionuar, TV me ekran LED, kasafortë të sigurtë dhe një minibar. Banjo private me dush, set tualeti dhe një tharëse flokësh. Disa dhoma kanë edhe ballkon.

Hoteli ka të përfshirë shërbim 24-orëshe në Recepsion, hekurosje, dhe lavanderi, shërbim në dhomë dhe shërbim për takime biznesi etj. Një parkim privat është i rezervuar për të gjithë mysafirët tanë.

Qendra e qytetit mund të arrihet në një shëtitje 2 minuta. Vende të ndryshme të interesit, siç janë Biblioteka Kombëtare, Muzeu Kombëtar dhe Teatri dhe ndërtesa të ndryshme kulturore dhe historike, janë të gjitha vetëm disa hapa larg.

Një qendër e madhe tregtare është vetëm 5 minuta larg nesh. Stacioni kryesor i autobusve mund të arrihet me këmbë në 7 minuta, ndërsa Stacioni i Trenit është 1,5 km larg. Aeroporti i Tiranës është 18.5 km nga Alba Vila.