Vesa Center, e pozicionuar në zemër të Tiranës është qendra tregtare që ju ofron produktet më chic, klubet en vogue, 5 kate parkim, një palestër dhe shumë apartamente të cilësisë më të lartë për kryeqytetin.

Në dyqanet e qendrës mund të gjeni firmat më të mira të veshjeve si psh: Armani, Versace, Boticelli, Bitsiani, Tod’s dhe Hogan etj. Jo vetëm këto, por edhe Bazart, Italian Art, Harriman Versace, Sfinks, GM, So Chic, Spago Uomo, Classic Milano, By Class, Elektroshtepijake JB Tirana.

Baret e qendrës:

• Rei jo vetëm Jazz club (bar me muzikë live) dhe

• Noi Caffe ( wine bar),

Te Noi Caffe ne i shërbejmë me shumë kënaqësi klientëve tanë me 26 lloje të ndryshme kafesh dhe një listë të gjerë të verërave Italiane. Ne diferencohemi me cilësinë më të mirë të kafeve dhe verërave. Prioriteti ynë është kënaqësia e klientëve.

Shërbimet:

• Vesa SPA&Fitness

Nëse shëtitja për shopping nëpër qendër ju ka lodhur disi dhe portofoli ua lejon akoma, mund edhe t’i ofroni vetes një seancë relaksuese në Vesa Spa!

 • Vesa parking (5 kate nëntokë parking)

Ne ju ofrojmë 24 orë në 7 ditë parking. Ne ju ofrojmë shërbim special për ju dhe siguri të plotë për makinën tuaj. Ne disponojmë 5 kate me parking nëntokë me një kapacitet prej 180 vende. Parkimi ynë punon me një ashensor për makina, i cili ju con juve nëntokë.

• Vesa Club (anëtarësim privat në klub dhe shumë e shumë më tepër).

Ju mirëpresim në Vesa Center!