Trip’n’Hostel është një prej hosteleve të shumta të kryeqytetit, por nga të paktët me një stil kaq unik e mikpritës.

Si fillim ai është shtëpia e Giergjit dhe Erjonit, të zotërit e hostelit në Tiranë. Ata janë të dy lindur dhe rritur në Tiranë. Pasi kanë udhëtuar në të gjithë botën, duke vizituar pothuajse çdo kontinent ata janë frymëzuar për të hapur një hostel në qytetin e tyre, Tiranën. Duke kombinuar të gjitha përvojat e tyre në hostelet rreth botës si dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, ata dëshironin të krijonin një hostel të përballueshme për udhëtarët dhe të jepnin përvojën më të mirë hotelerie në Shqipërinë .

Hosteli në vetvete është një vilë italiane e viteve ’20 e rikonvertuar. Arkitektura e vilës  ka frymëzuar formimin e hostelit, i cili është i mbushur me moblije retro të zgjedhura me kujdes si dhe mobilje me materiale të riciklueshme, të mbledhura gjatë shumë viteve.

Vila është e ndarë në 3 kate. Në katin e parë gjendet një zonë e madhe të përbashkët me një bar të pajisur me ekspresin e kafesë, dy oborret ku ju mund të pushoni dhe të dëgjoni muzikë, apo akoma tavolina e ping pong-ut dhe lojëra të tjera që do mund të luani me miqtë e rinj. Në bodrum gjendet kuzhina dhe një bar tjetër me një oxhak të madh e të hapur që nxeh tërë ndërtesën në dimër. Kati i tretë ka katër dhoma të mëdha gjumi tejet të rehatshme si dhe tre WC/dush .