Rock Tirana është një palestër lokale ku alpinistët, amatorë apo profesionistë, vijnë të lidhen me alpinistë të tjerë për të sfiduar kufijtë e tyre fizikë, dhe të mësojnë në lidhje me sportin e ngjitjes dhe veten e tyre.

Muret e brëndshme janë të përshtatura për ngjitje të llojeve të ndryshme (me ose pa litar) dhe më kryesorja të niveleve të ndryshme. Pra nëse nuk e keni provuar ndonjëherë sportin e ngjitjes mund shumë mirë të filloni nga kjo sallë për të provuar ndjesi të reja dhe për të testuar shpirtin tuaj guximtar. Ndjekja mund të bëhet në grup apo me instruktor personal.

Mos harroni se sporti i ngjitjes kërkon pajisjen me këpucë të përshtatshme.

Nxitoni pra të përjetoni këtë eksperiencë të re e ndoshta më vonë të ngjisni vetë disa prej shkëmbinjve të natyrës.

Per femijet

Klubi i Fëmijëve për Kacavjerrje është një program për fëmijët (mosha 7-12) i cili prezanton në mënyrë argëtuese sportin e kacavjerrjes në një ambient të sigurt dhe të mbikqyrur. Me fokus për të mësuar, me një program të mbushur me aktivitete argëtuese; programi jonë i ndihmon fëmijët të jenë aktivë dhe të shëndetshëm në gjitha aspektet. I gjithë programi drejtohet në Shqip dhe në Anglisht (nga amerikanë) dhe është një vend perfekt për të mësuar gjuhën gjatë kohës që merren me një aktivitet të ri. Prindërit janë të mirëpritur dhe të lutur të vijnë, të shohin, të jenë tifozët më të zjarrtë të fëmijëve të tyre, dhe sigurisht të marrin pjesë në këto aktivitete.

Çmimi:

– 2500 lekë për çdo fëmijë përfshin: 8 Seanca stërvitore (rreth 312 lekë për seancë), 2 herë në javë për 90 minuta (në total për një muaj)

– 3000 lekë për çdo fëmijë përfshin: 12 Seanca stërvitore (rreth 250 lekë për seancë), 3 herë në javë për 90 minuta (në total për një muaj)

– Mësime ditore mbi fitnesin, sigurinë dhe mësime mbi sportin e kacavjerrjes

– Shumë pushime për të pirë ujë

– Muajin e dytë fëmijët përfitojnë një bluza falas për Klubin e Fëmijëve për kacavjerrje

– Aktivitete të veçanta në çdo fund muaji