Tirana International Hotel and Conference Center është i pozicionuar ne qendër të kryeqytetit, dhomat kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Akomodimi në një nga 166 dhomat dhe suitat, kryesisht me pamje nga Sheshi “Skënderbej”, është një eksperiencë unike. E vetmja qendër konferencash në Shqipëri, ofron 11 salla konferencash me kapacitet nga 40 deri në 400 pjesëmarrës dhe pajisje të teknologjisë së fundit. Në Restorant La Pergola do të gjeni zgjedhjen më të mirë për darkat familjare dhe drekat e biznesit. Menuja e pasur do të kënaqë çdo shije për një eksperiencë unike në tarracën me pamjen më mbresëlënëse të kryeqytetit. Qendra e Fitnes-it ofron linjën më të gjerë dhe më të plotë të pajisjeve të stërvitjes fizike të kombinuara në një mjedis të këndshëm dhe mikpritës, që gjendet vetëm në hotelet me 5 yje. Gjithçka për një relaks të plotë, sauna, kartë anëtarësimi etj.

(Teksti: Tirana International Hotel)