Theranda është një hotel  elegant në një pozicion qendror, vetëm pak minuta larg  zonës së bllokut qendrës argëtuese të Tiranës, por i izoluar nga zhurmat e tij.

Dhomat dhe banjot janë moderne, të stiluara në mënyrë individuale dhe ofrojnë të gjitha kushtet e një hoteli  superior. Hoteli ofron Wi-Fi internet, parkim privat, makina me qera dhe shërbim lavanderie. Mëngjesi bufe  shërbehet në një bar elegant, ndërsa në ditët me diell mund të shijohet në mënyrë të mrekullueshme në kopshtin tonë të bukur.

Klientët kanë vënë në dukje të gjitha fasilitetet e mësipërme në komentet e tyre, por kanë vlerësuar mbi të gjitha stafin tonë, duke konfirmuar përpjekjet tona të vazhdueshme për ti përzgjedhur me kujdes dhe për t’i trainuar vazhdimisht ata, për të siguruar një shërbim mikpritës dhe të personalizuar.

Këto përpjekje kanë shërbyer që Theranda të vlerësohet nga klientët e saj si një nga hotelet me shërbimin më cilësor në Tiranë që nga hapja e tij në vitin 2008.