The Home, e vendosur në një lagje të qetë kjo “shtëpi” e pica-ve është me të vërtetë ideale në qoftë se ju dëshironi të shijoni një picë të stilit italian. Restoranti është i dekoruar me shumë elegancë me një pikturë murale të madhe që sjell brenda shtëpisë peizazhin malor.
Restoranti ofron një shumëllojshmëri të gjerë të shijeve dhe llojeve të pica-ve, të cilat ju mund t’i shijoni në ambientet e brendshme ose të jashtme për të përfituar nga ditët e ngrohta.
Restoranti me një arkitekturë modeste të shtëpive përdhese, është i rrethuar nga pemët, bimët dhe lulet. Në mënyrë që të shijoni sa më rehatshëm ashtu si u ka hije gatimeve tradicionale shqiptare dhe mesdhetare restoranti ofron një vend të freskët pranë rrugës nën hijen e pemëve të mëdha.

The Home, nuk  ka lidhje me vajin e ullirit, gjetht e barit, domatet e thara në diell dhe ullinjë e zinj. Përkundrazi, ne kemi qenë të zënë në zbulimin e ushqimeve më të mira të rajoneve të Shqipërisë dhe sjelljen e tyre pranë klientëve tanë. Pothuajse në të njëjtën mënyrë, ne vazhdojmë të kërkojmë burime të reja frumëzimi në Tiranë dhe në pjesën tjetër të qyteteve të Shqipërisë për të siguruar burimet më të besueshme të produkteve me cilësi më të mirë. Kjo kërkon përfshirjen e ingredientëve të kushtueshëm, por gjithashtu dhe të ingredientëve më  të lirë dhe modest si drithërave dhe  barishteve, që ju do të shijoni tek ne me një përmbatje të re dhe të paprovuar.

Mbi të gjitha, ne duam të jemi gjithëpërfshirës në gjithshka që bëjmë. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë cilësive të trashëgimisë tonë në gatim, por ne gjithashtu synojmë të krijomë diçka krejt të re. Ne duam të eksplorojmë potencialin e qumështit dhe kremit në guzhinën moderne dhe të zhvillojmë shije të reja të njohura botërisht dhe më pak të njohura të kokrrave të drithit. Në kërkojmë nëpër fshatra për kokrra dhe erëza të cilat të tjerë për të cilët të tjerët as nuk do merrnin mundimin dhe punojmë me ushqime që nuk janë pjesë e ndonjë sistemi të formalizuar kultivimi dhe si pasojë nuk mund të merren nëpërmjet kanaleve të zakonshme të furnizimit.

Kujdes, oraret e hapjes së restorantit ndryshojnë në funksion të ditëve të javës!