Projekti i i Balfin Group, është qendra më e madhe Tregtare në Tiranë dhe në Shqipëri, TEG – Tirana East Gate. Me një sipërfaqe ndërtimi prej 90,000 m2. “TEG”- Qendra Tregtare e Portës Lindore të Tiranës, e vendosur vetëm 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit të pastër, rrethuar nga zona më e gjelbër e Tiranës, tërheq vizitorë nga afër dhe larg.

Gjithashtu ky aktivitet është një ndër pjesët më interesante e kryeqytetit, duke ofruar për konsumatorin kënaqësinë e blerjeve dhe argëtimit.

Në këtë qendër tregtare përfshihen një fasadë futuriste me një koncept magjepsës ndriçimi shumëngjyrësh dhe një arkitekturë spektakolare.

Me konceptin novator, TEG sjell një eksperiencë të re të blerjes dhe argëtimit në të gjithë rajonin.

Pikat e forta të qendrës janë shumëllojshmëria e markave dhe produkteve, hapësira e gjerë për shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapësirat për argëtim, restorant-kafetë e adhurueshme, dhe komoditeti maksimal për klientët.