Teatri Kombëtar për Fëmijë është krijuar si trupë profesioniste në vitin 1950. Gjatë kësaj periudhe ka realizuar rreth 280 premiera të autorëve të vendit dhe të huaj. Cdo vit jep rreth 500 shfaqje në të gjithë vendin. Teatri Kombëtar për Fëmijë, mbas rikonstruksionit ka një sallë bashkëkohore prej 160-vendesh. Regjizorë, autorë,skenografë dhe aktorë kanë bërë shkolla dhe kurse kualifikimi ne Rusi, Rumani, Ceki dhe Itali. Gjithashtu kemi dhe specialistë dhe aktorë që bëjnë pjesë në organizatën botërore të UNIMAS.

Në shfaqjet e Teatrit Kombëtar për Fëmijë përdoren kukulla me tela, kukulla marionete, maska, teatro hijesh e pantomime si dhe shfaqje me aktorë. T.K.F. duke qënë i vetmi teatër profesionist është njëkohësisht e vetmja shkollë edhe për teatrot e tjera të vendit. Teatri ka marrë pjesë në shumë festivale Europiane dhe Ballkanike.

Ofertë speciale

Të shtunave shfaqja fillon në orën 11:00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje, pikërisht në orën 10:30 dhe 11:30.