I vendosur në qendër të sheshit “Skënderbej”, në anën e djathtë të ndërtesës së cilës i ka ngelur ende emri Pallati i Kulturës, aty ku shumëkush kur kalon sheshit lexon: OPERA, aty është ai: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB) është nderi dhe lavdia e sheshit, sic është tok me të Biblioteka Kombëtare. Dy motrat e legjendës njerëzore të tri motrave hyjnore të Olimpit, që i dhuruan njeriut artin, siç i dhuroi Perëndia dritën dhe zjarrin; njëra motër është muzika e tjetra letërsia, e të dyja së bashku përbëjnë shpirtin dhe fjalën e një populli, këngën dhe poemat e tij, shpërthimin dhe tufanin e ndjenjave.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit (TKOB)

është mejdani i djersës së artistit, atje ku kalit forcën e vullnetit, ku i hap rrugë vrullit tëndjenjës dhe kapërthimit të melodisë, ku njeriu jeton sekondën, minutën dhe orët, jo me ritmin njerëzor po me atë të një pérmase jashtëtokësore: ata të muzikës e të tingujve rrëmbyes që thërrasin veç e veç o të gjithe tok, e që të rrokin e tëçjerrin maskën e përmasës së zakontë, duke të shpërbërë e shfaqur ai që je: fëmija i sapolindur përpara botës së pafund.

Orkestra, kori, baleti, solistët, të gjithe së bashku, formojnë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), këtë institucion madhështor, hijerëndë e paqeplotë; këtë institucion që thëthin forca e vullnete të pazakonta, e që hedh tej zëkontraktuarit e duarngrirët, këmbëmbërthyerit e telakëputurit; artistë të mëdhenj e të mëdhenj tinzarë rinënhijes; Por gjithsesi ai mbetet prona e Artistëve Eminentë që nuk i munguan, Shtëpia e Talentit, Skena  ku ndodh Magjia.

(Teksti dhe fotot: TKOB)