Teatri Eksperimental është një term i përgjithshëm për lëvizje të ndryshme në teatrin perëndimore i cili u krijua në fund të shekullit të 19-të me Alfred Jarry dhe shfaqjen e tij “Ubu”. Ky lloj teatri lindi si një reagim ndaj një forme të të shkruarit të dramave që mbizotëronte në atë kohë dhe ndaj prodhimit të tyre.

Termi ka ndryshuar me kalimin e kohës ashtu si edhe e gjithë bota e teatrit dukeadaptuar shumë forma të cilat dikur cilësoheshin si radikale. Ky lloj teatri është krahasuar me teatrin avant-gard. Teatri eksperimental, ashtu si emra që ai mban, është një përpjekje për diçka të re. Ashtu si format e tjera të teatrit avant-gard, teatri eksperimental u krijua si përgjigje ndaj një perceptimi mbi një krize të përgjithshme.

Pavarësisht qasjeve të ndryshme politike apo formale, teatri ekperimental kundërshton teatrin borgjez. Ky lloj teatri përpiqet të fus një përdorim ndryshe të gjuhës dhetë trupit me qëllim që të ndryshojë mënyrën e perceptimit dhe të krijojë një lidhje të re, më aktive me audiencën. Teatri eksperimental i inkurajon drejtorët për të krijuar shoqërinë ose së paku audience, për të ndryshuar qëndrimet e tyre, vlerat, pikëpamjet mbi një problem a çështje dhe për të bërë diçka për to.

Metodat e krijimit

Tradicionalisht ekziston një metodë hierarkike e krijimit të teatrit, një shkrimtar shkruan një skenar, regjisori e krijon për ta interpretuar në skenën, interpretuesit performojnë. Teatri eksperimental e ndryshon këtë gjë dhe i konsideron interpretuesit si artistë gjithmonë e më shumë krijues. Kjo filloi duke u dhënë atyre gjithmonë e më shumë liri në interpretimi dhe kështu teatri po ndryshonte dhe po rindërtohej sërish. Në këtë mënyrë ekzistojnë shumë struktura dhe mundësi të ndryshme për interpretuesit dhe një larmi e madhe e tyre përdoret nga ata në ditët e sotme. Pavarësia e regjisorit dhe e dramaturgut është sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sot, roli i regjisorit mund të konsiderohet si një sy i jashtëm dhe jo figura supreme autoritare që ishte më parë. Ashtu siç po sfidohen hierarkitë, dhe performuesit kanë sfiduar rolet individuale. Një përqasje ndërdisiplinore në fusha të ndryshme, bëhet gjithmonë e më e nevojshme, prandaj dhe interpretuesit janë bërë gjithmonë e më të përgjegjshëm për vështirësitë në rolet teknike të specializuara. Pas teatrit eksperimental, fusha të tjera kanë filluar t’i thyejnë barrierat. Kërcimi, muzika, arti pamor dhe skenari në shumë raste i thyejnë kornizat dhe artistët e interpretuesit me përgatitje individuale në skena bashkëpunojnë shumë natyrshëm.

Efektet fizike

Teatri eksperimental ndryshon parametrat tradicionale të hapësirës, lëvizjes, humorit, tensionit, simboleve, gjuhës dhe elementeve të tjerë.

Ofertë speciale

Për rezervime nga e marta në të dielë 09:00-13:00 dhe 16:00-19:00