Steelwings MC Albania është Shtëpia Zyrtare e Klubit të Motorrave në Shqipëri, ku dallohet mjaft qartë nga mjetet motorrike të parkuara jashtë tij. Steelwings MC Albania është një klub i stilit rock i veshur gjithandej me lëkurë dhe me simbole amerikane. Është një vend çuditërisht miqësor ku gjithkush është i mirëpritur. Fundjava cilësohet nga muzika rock dhe country.

Steelwings MC Albania është jo vetëm bar por edhe organizatë jofitimprurëse me misionin: “Ride and Live Forever”. Anëtarët e saj pëlqejnë të ngasin motorrin, të zbulojnë vende të reja, të eksplorojnë turizmin shqiptar dhe ndërkombëtar.