Në Static Fitness Club ne ju ofrojmë klientëve tanë një larmi klasash, që nga pilatesi deri tek artet marciale.

Në klasat tona ju do përfitoni nga njohuritë, përkushtimi dhe eksperienca e instruktorëve tanë dhe do merrni një program trajnimi veçanërisht për ju!

Secili nga ne ka nevojë për motivim që të kryejë një stërvitje sa më të mirë, atmosfera e këndshme dhe argëtimi në Static do ju japin një shtysë të vërtetë! Palestra është e pajisur me një foni, video dhe ndricim shumë të mirë, pajisje kardiovaskulare dhe vegla force të teknologjisë së fundit dhe gjithashtu një dekor energjik!

Mirëqënia dhe siguria juaj është prioriteti ynë kryesor. I gjithë personeli është në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar në përdorimin e pajisjeve, për t’ju shërbyer me ujë dhe pije të ndryshme që të jeni të hidratuar. Pajisjet janë të shoqëruara me udhëzues perdorimi dhe tabela lajmëruese, gjithashtu bëhet cdo ditë dizinfektimi ndaj mikrobeve.

Por shërbimet në Static nuk përfundojnë me kaq sepse Ana Kaceli është aty për t’ju ndihmuar të kujdeseni për trupin dhe shpirtin tuaj! Teknikat e lindjes së largët të përdorura pres saj do të bëjnë që ju të keni një shëndet më të mirë, lëkurë dhe fytyrë të pastër, flokë të shëndetshëm dhe ndjesinë e një jetë më të mirë!