Hotel Sokrat ndodhet në qendër të qytetit vetëm pak hapa larg nga zonat më të rëndësishme të tij, nga ndërtesat historike dhe nga bulevardi kryesor, nga ndërtesat qeveritare dhe nga zona e ashtuquajtur “Blloku”, e famshme për  kafenetë e saj të bukura dhe restorantet.

Hotel Sokrat ka 14 dhoma, i projektuar në një stil modern, me ngjyra të ngrohta dhe relaksuese. Të gjitha dhomat ofrojnë një rehati maksimale, internet falas, TV kabllor me një shumëllojshmëri të gjerë ndërkombëtare të kanaleve.

Ambjentet përreth e bëjnë hotelin tonë të ketë një mjedis shumë të relaksuar. Mëngjesi shërbehet çdo mëngjes në barin tonë mjaft komod, me një bufe të shumëllojshme e të pasur me ngjyra.

Gjithashtu në dispozicion tuaj është parkingu falas si dhe stafi ynë miqësor për t’ju dhënë ndihmë dhe për t’ju ofruar një shërbim profesional.

Ne thjesht e bëjmë udhëtimin tuaj më të rehatshëm!