Sofra e Ariut ndodhet në parkun kombëtar të Kodrave te Liqenit. Natyra e pyllit i fal një vecanti ambjentit ku ndodhet. Veshja dhe ushqimi tradicional shqiptar janë pjesë e lokalit. Përvec kuzhinës tradicionale shqiptare ofrohen dhe gatime të ndryshme të kuzhinës italiane. Gjithashtu nuk mungojnë risitë në pjata të reja që i shtohen listës së gjatë të menusë sonë.

Shqipëria e përfaqësuar nga kuzhinjerja e restorant Sofra e Ariut, Lavdije Shehu, fitoi vendin e parë në Festivalin e 7-të të Gastronomisë Ndërkombëtare, të zhvilluar në Itali, dhe merr të drejtën e organizimit të edicionit pasardhës të këtij Festivali, në vitin 2012.