Hotel Sheraton që prej vitit 2003, është vendi ekskluziv për takime dhe evenimente. Detajet në arredimin bashkëkohor dhe modern plotësojnë komoditetin e çdo biznesmeni në udhëtim. Shërbimi plot përkujdesje dhe lehtësirat në organizimin e aktiviteteve shtojnë vlera dhe i kthejnë ato në suksese. Si palestra, ashtu dhe restoranti “Metropolitan” e bar “Infinity” ofrojnë pushimin ideal pas një dite të gjatë me mbledhje dhe takime pune. 151 dhoma, përfshirë 95 dhoma standarde “Deluxe”, 55 suita, 1 suitë presidenciale, pishinë e brendshme me ngrohje, pishinë e jashtme, palestër, shërbim në lobby i Link@Sheraton në bashkëpunim me Microsoft. Në restorant “Metropolitan” e bar “Infinity” shërbimi ofrohet dhe në tarraca. Qendër Tregtare me shumëllojshmëri dyqanesh, baresh dhe një kinema.

Teksti: Celësi

Foto : Sheraton