Shang Hai ofron për ju gatime tipike të kuzhinës kineze me çmime mjaft të arsyeshme, në një oborr simpatik të ndodhur pranë kinema Millennium, prapa një gardhi me shkopinj bambuje që ruajnë fort mirë intimitetin e vendit.

Menuja përmban mbi 100 mundësi zgjedhjeje (duke përfshirë edhe një sërë gatimesh shqiptare për klientët e pasigurtë për zgjedhjen e duhur), të gjitha të propozuara në sallën kryesore, në oborr ose për të marrë me vete.

Kina dhe kultura e saj shumë më pranë jush, në këtë lagje, në ndryshim të vazhdueshëm, të Tiranës.