Serendiville – Nona e Gjonave të Mira – Një Meksikë e vogël në Kryeqytetin tuaj!
(Restorant i kompanisë Serendipity, themeluar që në vitin 2004)

Serendiville

(Serendipity deri përpara transferimit në vilën simpatike Nr. 30, Rr. “Liman Kaba,” pranë hyrjes për në ish-kompleksin sportiv “Dinamo”) është krijim i kompanive Qvo Vadis dhe Serendipity në bashkëpunim të ngushtë me shefin e talentuar të kuzhinës ndërkombëtare dhe vendase, Enkeleid Dervishi (Shefi i Kuzhinës & Drejtuesi i saj që në themelimin e Serendipity – Tirana, nëMaj, 2004). Përfitojmë nga rasti të sqarojmë se restoranti ynë nuk ka asnjë lidhje me biznesin që operon për momentin në lokalin që kemi pasur me qera më pare, pranë Akademisë së Arteve, ndonëse qeraxhinjtë që na pasuan mund të mbajnë akoma emrin dhe menutë (!!!) e vjetra të Serendipity. Ai lokal nuk është degë e jona dhe nuk drejtohet nga ne.

Serendiville ofron kuzhinë ndërkombëtare, me një prirje më të theksuar ndaj kuzhinës autentike Tex-Mex. Thuajse gjithçka që ofrojmë në menu, që nga petët tona, “tortilla”-t, e deri tek gatimet dhe salcat tona me emër, përgatiten në ambientet e Serendiville nga Shefi dhe personeli ynë. Të tëra brumërat gatuhen në mënyrë autentike, me dorë, ashtu siç i gatuajnë plot zell ato tetot zeshkane andej matanë. Menuja jonë, tejet e pasur në antipasta, në sallata, pasta, dhe pjata kryesore, disa lloje burgerash, në gatime të skarës dhe të tiganit, si dhe specialitete të gatuara ngadalë, është e përshtatshme si për vegjetarianët e rreptw dhe për të apasionuarit pas mishit, bulmetërave, zarzavateve, brumërave dhe kombinimeve ndërmjet tyre. Përveç menusë së përherëshme, zakonisht në “Serendiville” gatuhet një supë dhe specialitete dite, me bazë vegjetariane, peshku e prodhimesh deti, ose mishi të freskët, në varësi të fantazisë së Shef Enkeleidit dhe të papriturave të tregut dhe pse jo, dëshirave të aficionadove tanë. Nuk mund të rrimë pa përmendur faktin, që rallëkush ngrihet nga tryezat e Serendiville pa ngrënë vetë, ose ndarë me miqtë një porcion Brownie, ose Cheese Cake të shtëpisë.
Serendiville është ndoshta i vetmi restorant në kryeqytet i famshëm për kokteje: Margarita, Daiquiri, Sibir Monamour dhe Blandy Mary pëlqehen në çdo stinë; Mojito, Martinit dhe Sangria jonë e shtëpisë më lezet sikur kanë gjatë stinëve të ngrohta, në oborr, ndërsa Glintwein (verë e nxehur me erëza ) dhe Pisco Dulce-n tonë ( raki e nxehur me mjaltë me erëza) na ngrohin shpirtin kur nisin e na dridhen dhëmbët nga të ftohtët.