Serendipity është një bar/restorant i veçantë në gamën e atyre që ofron kryeqyteti. Do të gjeni në ambientet e dekoruara me një mori sendesh e fotosh që kujtojnë stile dhe epoka të ndryshme, një miks gatimesh: meksikane, italiane, amerikane, shqiptare, etj.

Raporti shije/cilësi/çmim është shumë interesant… Gjithashtu do të zbuloni te Serendipity një mikpritje dhe shërbim që mund të korrespondojnë shumë mirë me atë “surprizën e kënaqshme” që përmban brenda emri i vendit.

I specializuar për ushqime me traditë meksikane, me një menu të pasur dhe me ambiente të rehatshme dhe të këndshme të stilit hard-rock. Këtu do të keni mundësinë të provoni tapas, chimichanga si dhe pica në formë zemre.