Sar’Otel është një hotel i pozicionuar në zemër të qytetit të Tiranës, në një ndërtesë e cila është prezente që prej vitit 1938.

Tradita dhe biznesi kanë qenë gjithmonë të lidhur me njëri tjetrin, aty ku Kafe Moka (1940-1945) e cila me krenari kujtohet si kafja e parë e cila importohej në Shqipëri, e njohur gjithashtu për Restorantin ‘La Perla’ (1992-2001), dhe për liderin në treg të shpërndarjes së mjeteve didaktike në shkolla dhe universitete Didactalba. Në vitin 2013 pas një viti pune, vjen si një shembull i shërbimit të mikpritjes elitare Sar’Otel, i cili hapi dyert për miqtë e tij ë cilët presin komfort, shërbim të veçantë gjatë qëndrimit të tyre në një hotel me nivel ndërkombëtar dhe me 4 yje.

Hoteli mirëpret miqtë e tij me një staf miqësor dhe profesional i cili është gjithmonë gati për të siguruar informacione për qytetin, dhe siguron një qëndrim të këndshëm pranë tij.

Bari dhe veranda e jashtme qëndrojnë të hapura deri vonë, dhe ju ftojnë të shijoni një ambjent relaksues, si dhe të provoni qendrën e SPA dhe estetikën.

Dita juaj do fillojë me një mëngjes Buffet i cili do ofrojë një përzgjedhje të gjerë ushqimesh që do përshtaten me shijet tuaja.