Dëshironi magjinë?! Në një ambjent elegant dhe plot klas, shoqëruar me një shërbim perfekt ku arti i të gatuarit është në lartësinë e ambjentit ?! Royal Restaurant. 

Në një sipërfaqe 900 metra katror, me një dekor të ngrohtë dhe arkitekturë bashkëkohore. Një vend ideal për të qëndruar në shoqërinë e të afërmve, miqve dhe kolegëve. Një menu e larmishme dhe një staf profesionistësh për t’ju krijuar atmosferë të këndshme.

Jo vetëm cilësia e ushqimit dhe shërbimi perfekt, por gjithçka tjetër, arredimi, ndriçimi, ngjyrat dhe muzika, e bëjnë Royal Restaurant vendin ideal për të zhvilluar takime eksluzive dhe biseda biznesi.

I krijuar për t’i shërbyer Klientëve VIP, duke ju ofruar ambjentin dhe shërbimin qe të ndjehen vërtet të tillë, e në të njëjtën kohë dhe të zakonshmit të ndjehen VIP.
Mund të zgjidhni të qëndroni në sallën kryesore, në tarracën e jashtme apo në sallën VIP. E ideuar që klienti të gjejë qetësinë dhe konfortin e dëshiruar në cilido prej ambjenteve tona. Një vend elitar, që frekuentohet nga njerëzit e suksesshëm dhe që garanton standartin më të lartë. Në menu-në e pasur me produkte të freskëta, do t’ iu shërbehet gjithcka që dëshironi, ku cilësia eklipson çmimin. Stafi i specializuar, që realizon pjata të mrekullueshme në shije dhe në servirje, kujdeset që çdo detaj të jetë perfekt.
Royal Restaurant, përvoja juaj e paharruar!

NATYRE!
Edhe për këtë kemi menduar. Tarraca e jashtme me një kapacitet të përafërt prej 150 personash që shndërrohet në vendin perfekt të freskisë, bukurisë dhe qetësisë gjatë verës. Royal është vend i mrekullueshëm për të ngrënë apo për të pirë që kombinon atmosferën intriguese me ushqimin e shijshëm. Qëllimi ynë nuk është thjesht cilësia e ushqimit, por edhe shërbimi cilësor e çmime shumë të mira. Ne dimë të kombinojmë me njëra-tjetrën larminë e Menusë, atmosferën gazmore, ambjentin e këndshëm si dhe stafin miqësor me qëllim që të krijojmë terrenin e duhur për të arritur qëllimin tonë që është kënaqësia e klientit. Menuja është e pasur dhe ushqimet e freskëta. Shefi ynë me përvojë bashkon më së miri cilësinë e ushqimit me delikatesën dhe elegancën e servirjes në pjatë. Kemi krijuar ambient shumë tërheqës me çmime jo shumë të larta, por gjithmonë pa harruar faktin që jemi një restorant Elitë dhe jo restorant Popullor.