The Rooms Hotel Tirana: shtëpia juaj larg shtëpisë

The Rooms Hotel Tirana ekskluzivisht me 4 yje është hoteli më i ri dhe me vendodhjen më prestigjoze në Tiranë. Afërsia me parkun, liqenin dhe me vendin ku ai është i vendosur, brenda Qendrës Wellness Nobis, kontribuojnë për ti dhënë Hotelit The Rooms një shkëlqim ekskluziv.

Hoteli ndodhet në rrugën Sami Frashëri, një rrugë e njohur si e vrullshme, gjithashtu edhe për prezencën në këtë rrugë të Qendrës Wellnes Nobis, më e madhja dhe më e rëndësishmja në qytet.

I njëjti shkëlqim mund të gjendet gjithashtu edhe në SUITEN ELEGANCE e pajisur me vaskë banje në dhomë, si dhe me ballkonin që sheh direkt nga mbulesa jeshile e pishinës gjysëm-olimpike, ose në SUITEN BUSINESS e pajisur me një iMAC i nevojshëm për biznesin tuaj.

Projektuar nga arkitekti Alessandro Dolci, Hotel THE ROOMS me 4 yje, ofron të gjithë rehatinë, e nevojshme për një qëndrim të këndshëm.