Për herë të parë në Shqipëri makarona të freskëta të bëra 100 % me dorë dhe Piadina romanjola! Një cep romanjol tashmë në Tiranë!

Romagna Mia restoranti me kuzhinë tipike të rajonit të Emilia-Romanja në Itali, toka e piadinës, kapeleteve, torteleve e verës sanxhoveze. Artizanat i mirëfilltë. Makarona të bëra 100 % me dorë, me konsulencën, supervizionin dhe mbështetjen e “azdorave” (artizanëve profesionistë) të qytetit turistik të Cervia-s. Piadina me recetë të fshehtë, të trashëguar brez pas brezi. Embëlsira të papara si maskarpone, pana kota, zupa anglese, mousse të ndryshme.

Alternativa më e vlefshme për një dreke pune, darkë intime apo porosi në qendër të Tiranës.