Restorant-Piceri Era filloi aktivitetin e shërbimit në vitin 1999.

Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal në shërbimin ndaj klientit bënë që

Era

të shndërrohet, në një kohë mjaft të shkurtër, në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit.

Idea e futjes për herë të parë në Shqipëri e shërbimit “delivery”, në një qytet pa adresa dhe kur askush nuk besonte, kompletoi tërësisht imazhin e një biznesi që rritej dita dites. Nga viti 1999 e deri me sot Era vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë shërbim.