Pas shumë viteve funksionim, Qendra Tregtare Univers – QTU është tani një emër i famshëm në vend. Qendra Tregtare Univers është transformuar gradualisht në një vend ku familjet jo vetëm bëjnë pazar por edhe kalojnë disa momente argëtimi.
Mbajtja në fokus të vazhdueshëm të saj, fëmijët dhe familjet ka qënë një shtysë për futjen e koncepteve të ndryshme të zbavitjes duke organizuar lojëra të ndryshme për fëmijë çdo fundjavë si edhe aktivitete për klientët çdo muaj.
Së bashku me një gamë të gjerë dyqanesh, baresh dhe të një supermarketi , qëllimi ynë është që të lëmë vizitorët tanë të kënaqur në çdo rast. Me numrin më të madh të dyqaneve se në çdo qëndër tjetër në QTU e gjithë familja mund të zgjedhë dhe të blejë atë që dëshiron me çmimet më të mira, të argëtohet në ambjentet e këndshme dhe të shijojë një fundjavë fantastike me moment të veçanta çdo herë në QTU.

Qendra Tregtare Univers e njohur gjerësisht nga konsumatorët, ka një sipërfaqe të ndërtuar rreth 47.000 m2, prej të cilave rreth 22.042 m2 janë sipërfaqe dyqanesh, 1000 vende parkimi prejt të cilave 600 të mbuluara. Hypermarketi “EUROMAX” është rritur me rreth 50 % duke arritur një sipërfaqe rreth 6000 m2. Gjithashtu “NEPTUN ” ka arritur sipërfaqen prej 2500 m2.