Synimi i krijimit të kësaj shoqate është rritja e shkallës së arsimimit dhe edukimit në vend, ndërgjegjësimi i komunitetit dhe rritja e shkallës së përgjegjësisë në lidhje me burimet e përbashkëta natyrore, mbështetja dhe ndihma materialo-morale për personat dhe komunitetet që preken nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore, nxitja dhe mbështetja e anëtarëve, pjesë të fushës së biznesit, në aspektin e rritjes së informacionit profesional, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit midis institucioneve si motra brënda dhe jashtë vendit.

Synimet e mësipërme realizohen me anë të stimulimit nga shoqata të anëtarëve të saj në zhvillimin e projekteve dhe studimeve akademike për të qenë të dobishëm për shoqërinë. Shoqata organizon projekte të ndryshme arsimore, kulturore dhe sociale, panele, simpoziume, seminare, konferenca, ekspozita dhe panaire të ndryshëm.