Qendra Kombëtare e Kinematografisë, u krijua, në bazë të ligjit për kinematografinë nr. 8096, datë 29.04.1996, neni 3.

Qendra është një Institucion Kombëtar i Pavarur, me autonomi juridike dhe financiare, në varësi të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

QKK ka për objekt të veprimtarisë së saj mbështetjen ekonomike, drejtimin dhe koordinimin e gjithë aktivitetit kinematografik në Shqipëri duke përdorur për këtë qëllim burime nga buxheti i shtetit si dhe të ardhura jo buxhetore.

Aktiviteti kinematografik në kuptimin e lartpërmendur përfshin në parim krijimin, prodhimin, shpërndarjen, tregtimin dhe shfrytëzimin e filmit, kulturën kinematografike dhe shërbimet që lidhen me këtë aktivitet.