Ka vetëm një vend për ju nëse dëshironi të çlodheni në gjirin e natyrës, të argëtoheni e t’i suprizoni të gjithë të preferuarit tuaj. Eshtë lokali që i ka të gjitha. Nëse kërkoni qetësinë, shërbim sipas motos “klienti është pronari ynë”, komoditet të padiskutueshëm, bashkëjetesë fantastike në gjelbërim mes antikes dhe modernes, me ndërthurje fine të elementëve dru dhe gur, ai vend quhet Prince Park.

Nëse kërkoni që fëmijët tuaj të luajnë shëndetshëm, apo nëse jeni duke kërkuar një ishull që të jep mundësinë të arratisesh nga zhurmat e stresi, Prince Park ju pret. Nëse kërkoni të shijoni gatimet tradicionale por jo vetëm, Prince Park ka stafin e duhur, nga duart e të cilëve gatuhen specialitete që nuk gjenden askund tjetër, sepse ne ndjekim parimin që eksperienca të bën më të mirin. E kemi ndërtuar lokalin Prince Park që prej vitit 2000 dhe e dimë cfarë kërkoni.

Në Prince Park janë të gjitha: Bari, Restoranti, Piceria. Dimë të gatuajmë absolutisht shkëlqyeshëm kuzhinën italiane, franceze, por edhe gjithçka që gatuhet në shtëpine tuaj do ta gjeni tek ne. Tradicionalja është e shijshme si askund tjetër vetëm në Prince Park. Ne kemi vënë në dispozicionin tuaj mjeshtërinë e kuzhinës për gatimin e peshkut krudo dhe të chateaubrian-it. Jemi të veçantë dhe unikë edhe në bar, Café de Prince aty do të gjeni përveç çdo gjëje, kafe të shumëllojshme (të ngrohta & të ftohta) me të cilën do ishte mirë ta nisnit ditën. Për çdo moshë kemi për ju kafe me shije të çdo imagjinate si (karamel, vanilje, lajthi, çokollatë, amaretto etj.). Cocktail-et më të famshme të botës mund t’i gjeni te ne si dhe një shumëllojshmëri ëmbëlsirash nga gjithë bota.

Kemi menduar edhe për fëmijët tuaj. Në një hapësirë të bollshme prej 2000 m2 ofrojmë për fëmijët këndin e argëtimit me lodra. Dhe sigurisht kur të vini në Prince Park, nuk do shqetësoheni për parkimin e automjetit. Edhe për këtë kemi menduar ne (me 80 vende parkimi).