Palestra Perfect ka hapur dyert per klient në vitin 2010. Ajo nisi si një iniciativë për të sjellë pranë klientëve kushte komode, pajisje moderne dhe çmime konkurruese.

Një palestër të pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme për të mbajtur trupin tuaj në formë të përkryer dhe instruktorët më të përgatitur në fushën e fitnesit, body fitnesit dhe të aerobisë dhe gjimnastikës.

Gjimnastika sportive është një metodë stërvitore me ushtrime statike dhe dinamike. Fillimisht kjo metodë stërvitore filloi të aplikohet për të rifituar aftësitë shpërthyese dinamike, lëvizore, statike dhe psiqike tek sportistët e gjimnastikës artistike si dhe për të perfeksionuar linjat e tyre trupore muskulore. Më vonë kur hyri kultura e fitnesit u fut duke qënë se është mjaft tërheqëse dhe argëtuese dhe mbi të gjitha jep rezultate të shpejta në forcat e lartpërmendura si dhe tonifikimin dhe zbukurimin e linjave të trupit.

Palestra Perfect Firness ofron abonime të kohëzgjatjeve të ndryshme (1, 3, 6 apo 12 mujore) dhe të ritmeve të ndryshme gjithashtu (3, 4 apo 6 herë në javë). Tarifat fillojnë nga 4000 L në muaj.