Nuk ka nevojë të udhëtosh, shijo Mesdheun në zemër të Tiranës!

Restorant “Pastarella”, është hapur në Tiranë në vitin 2010, pas lançimit të suksesit disavjecar të këtij brandi në Greqi. Shija e gatimeve tona e ka sekretin tek recetat e shefit dhe përbërësit e freskët natyrorë.

Ambjenti ynë i strukturuar me restorantin, verandën dhe kopështin, na jep mundësinë t’ju ofrojmë vendin ideal për organizimin e eventeve tuaja.

Ejani të shijoni ushqimin e vërtetë mesdhetar, shoqëruar me shumëllojshmëri verërash të zgjedhura.