Panto Resort është një vend pushimi krijues, për çdo moshë. Ajri i pastër, mjediset komode, larg pluhurit dhe zhurmave të qytetit, do t’ju japin kënaqësinë për të cilën keni nevojë, mbas stresit e lodhjes së punëve të përditëshme.

Panto Resort

është ideal jo vetëm për fundjavën, por edhe për të kaluar ditët e nxehta të verës, pranë freskisë së natyrës.

Nëse jeni të rinj apo të moshuar, fillestarë apo një kalorës me përvojë, qendra jonë e hipizmit dhe veprimtaritë që zhvillojmë në të (duke përfshirë trajnimin, demonstrimin dhe mësimin e masave të sigurisë) do ta bëjnë ardhjen tuaj në këtë qendër një përvojë të këndëshme dhe të paharruar për të gjithë familjen. Instruktorët tanë dhe shoqëruesit janë në dispozicion gjatë gjithë vitit, sepse nuk ka arsye të mos e provosh ngarjen e një kali apo të Poni-t simpatik, vetëm sepse bie pak shi.

I vendosur në një zonë të pyllëzuar me bimësi të bollëshme, parku ynë zoologjik ka një numër të konsiderueshmëm kafshësh të egra dhe të buta si rosa, shapka, shkurtëza, lepuj, pëllumba, dele, qen, gjela  e pula. Qëllimi i këtij rezervati kafshësh eshtë i dyfishtë: si burim kënaqësie e vizitash nga fëmijët që duan të shikojnë këto kafshë, dhe si burim i freskët furnizimi për kuzinën. Ne po punojmë që të dy këto qëllime të zgjerohen në sasi dhe në llojshmëri.  Edhe qendra e hipizmit me llojshmërinë e racave afrikane, angleze dhe arabe të kuajve shërben si zoopark për vizita njohëse me këto raca dhe mënyrat e trajtimit të veçantë të tyre.

Të dy pishinat furnizohen me ujë të rrjedhëshëm nga 5 puse moderne që e marrin ujin nga një thellësi prej 150 m te thelle, ujë që e ka burimin nga mali i Kerrabes. Kapaciteti i tyre eshtë i mjaftueshëm për të mbajtur një rregjim ujërrjedhje të konsiderueshme për përballmin e kapacitetit maksimal në çdo kohë. Uji pasi filtrohet dhe dizinfektohet nga impianti i pastrimit, për të arritur parametrat standard të pishinave publike, derdhet në të dy pishinat egzistuese.

Pishina për fëmijë, pishina për të rritur dhe pishina e mbyllur (dimërore) kanë një kapacitet ulje prej 1500 shezllonë. Pishinat janë të pajisura edhe me mjete e lodra argëtuese, për ta bërë pushimin dhe notin sa më tërheqës dhe aktiv. Pranë pishinave edhe një bar, në të cilin shërbehen pije të ftohta dhe produkte të tjera utilitare. Gjithashtu pranë pishinave të Panto Resort ka edhe një kënd lojërash për fëmijët.

Me një trajner personal, ju e ktheni stërvitjen tuaj në rutinë dhe kaloni pushime aktive në Panto Resort. Seancat e trajnimit personal ju ofrojnë këtë mundësi. Një nga përfitimet më të mëdha të ndihmës së një instruktori personal është se ai ju ndihmon të humbni peshë dhe të fitoni masë muskujsh në trup.