PalmaNova një resort ideja dhe qëllimi i të cilit, ka qënë të shkëputeshim nga trysnia e madhe e ndërtimeve të shumta në Tiranës.

Gjithashtu ky resort përbën një shkëputje edhe nga zhurma e përditshme e automjeteve pasi Tirana po ngarkohet gjithnjë e më shumë dita ditës.

Zona më e larmishme mes gjelbërimit të malit madhështor dhe lumi, Bërzhita u vendos të jetë pikësynimi për të ndërtuar një resort ku njerëzit të kenë mundësinë të relaksohen duke u shkëputur për disa orë nga stresi i tepërti Tiranës së zhurmshme.

Krahas bukurisë natyrore të Bërzhitës, palmat mungonin në këtë zonë. Palma është nje pemë e cila të jep energji fantazi dhe është simbol i paqes. Per kete arsye, janë mbjellë një seri palmash brenda dhe jashtë resortit; për t’i dhënë akoma më shumë harmoni dhe ngjyra relaksuese vendit.

Në ambientet e Palmanovës ofrohen shërbime të ndryshme që shkojnë nga bari, restoranti me kuzhinë tradicionale shqiptare, pishina deri te dhomat e hotelit. Për një fundjavë sa më relaksuese jashtë Tiranës.