Nirvana ofron rehati dhe cilësi. Hoteli është i vendosur vetëm pak metra larg qendrës së qytetit. Është vendi ideal për vizitorë që janë biznesmenë dhe për ata që duan të vizitojnë kryeqytetin e Shqipërisë.

Ofrohet për ju shërbim në bar-restorant me një kuzhinë të pasur, ku të gjitha gatimet janë me përbërës të freskët dhe me cilësi të lartë. Këtu do të gjeni restorantin ku ju mund të shijoni specialitete të kuzhinës italiane dhe asaj tradicionale shqiptare, shoqëruar me verëra cilësore. Të gjitha dhomat janë të mobiluara me stil. Në ambjentet e hotelit do të gjeni edhe një koleksion të mrekullueshëm prej 300 pikturash për tu admiruar.