Edhe pse ndodhet mes zhurmës së Bllokut, tek Natyral do të gjeni një ambjent intim dhe komod. Restoranti Natyral ofron dy salla ngrënieje për klientët, sallën kryesore dhe verandën e mbuluar. Bari Natyral ju jep mundësinë të shijoni një kafe Bio Gourmet jashtë në oborr. Në çdo ambjent ju ofrohet internet wireless. Stafi miqësor bën që çdokush të ndihet si në shtëpi.

Restoranti Natyral ju ofron një menu të përshtatur sipas stinës, ashtu si natyra na i servir frytet e saj, ashtu shefat e kuzhinës së restorantit Natyral ua servirin ju. Mos harroni të pyesni stafin tonë për ëmbëlsirat e përzgjedhura të ditës, do të surprizoheni çdo ditë!

Lista e pasur e verërave dhe shampanjës BIO shoqëron në çdo okazion drekat dhe darkat në restorantin Natyral, nga takimet e biznesit tek darkat intime, nga festat e gëzimet familjare tek eventet elegante.

Në Restorantin Natyral çdo klient mund të gjeje “pjatën e duhur” duke e kthyer eksperiencën e të ngrënit jashtë në një kënaqësi të veçantë.