Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981.  Ai është institucioni më i madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore.  Spikat në këto mjedise Pavioni i Lashtësisë, që nis me periudhën e paleolitit e deri në antikitetin e vonë, në shek. VI pas Krishtit, me afro 400 objekte, të gjitha të klasit të parë. Në Pavionin e Mesjetës, me afro 300 objekte, dokumentohet qartë shndërrimi i procesit historik të ilirëve të vjetër në arbërit e hershëm.

Ky pavion pasqyron historinë shqiptare deri në shek. XVI.

Pavione të tjerë janë ai i Rilindjes Kombëtare si edhe ai i Pavarësisë e i krijimit të Shtetit Shqiptar, deri në vitin 1924.
Në vitin 1996 është krijuar Pavioni i Genocidit me 136 objekte.

Pavioni i Ikonografisë, me 65 ikona të klasit të parë, u ngrit në vitin 1999. Në këtë pavion zënë vend veprat më të mira të piktorëve të shek. XIII dhe XIX, si Onufër Qiprioti, Joan Çetiri, Kostandin Jermonaku, Joan Athanasi, Kostandin Shpataraku, Mihal Anagnosti dhe disa autorë anonimë.

Në vitin 2004, u ringrit Pavioni i Antifashizmit me 220 objekte.

Në vitin 2005, në një nga sallat e muzeut, u shtua edhe Pavioni i Etnokulturës shqiptare, me rreth 250 objekte.

Ofertë speciale

Të huajt 300 Lekë. Vendas 100 Lekë. Pensionistë 50 Lekë.