Momunenti Nënë Shqipëri ndodhet në hyrje të kompleksit të “Varrezave të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore” në Tiranë dhe është 12 metër i lartë. Statuja është në beton dhe është përuruar në varrezat “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1971, për nder të dëshmorëve të rënë  gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepër e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri.