Miza Galeri, është një ambient që i shtohet jetës artistike në Tiranë.

E vogël, intime, ndërvepruese, alternative.

Emri i galerisë u frymzua nga legjenda e Giottos ku ai një ditë pikturon mbi telajon e profesorit te tij Cimabue një mizë. Pasi kthehet për të ripunuar në veprën e tij, profesori mundohet ta largojë me dorë mizën. Kupton që ishte e pikturuar, nuk e kritikon por i thote që ti tashmë kë superuar profesorin tënd, bëre të vërtetë atë që ne perpiemi të transmetojme me artin tonë, kështu që tani mund të hapësh studion tënde.

Galeria është e vendosur ne një vend mjaft të populluar ndërmjet Universitetit të Arteve dhe Fakultetit te Drejtësisë.

Kjo galeri synon të organizojë ekspozita të zhanreve të ndryshme të cilat përcjellin në mënyrë sa më të drejtëpërdrejtë qasjet, shqetësimet dhe tendencat e artit bashkëkohor. Jo vetëm nëpërmjet ekspozimit periodik të artistëve dhe punëve të tyre, por edhe nëpërmjet organizimeve të workshop-eve e mbrëmjeve të strukturuara me projektime të dokumentarëve mbi artin.