Milingona Hostel është vendosur në rrugën Riza Cerova , nr.197 / 2 afër qendrës dhe në mes të një lagjeje të vjetër të Tiranës.  Lagje kjo mjaft interesante për tu eksploruar ka një treg mjaft të larmishëm dhe pranë saj ndodhet tregu i famshëm i bicikletave.

Hosteli është një biznes familjar me një atmosferë të ngrohtë, dekoruar me piktura të punuara me dorë dhe me mobilje antike shqiptare të cilat do t’ju çlodhin gjatë qëndrimit tuaj.