Mezuraj muze përmbledh objekte arkeologjike si dhe vepra të artit pamor (skulpturë, pikturë, akuarel, vizatim). Veprimtaria muzeore ka pasur një audiencë të madhe vendase dhe të huaj. Nga viti 2007 deri më sot, institucioni është afirmuar gjithmonë në rritje. Është pasuruar koleksioni i përmbajtjes jo vetëm në fushën figurative por edhe në fondin arkeologjik. Janë bërë tri botime të rëndësishme në formë albumi dhe studimesh. Është hedhur në internet në formë dixhitale përmbajtja e institucionit e koleksionit Mezuraj, në shqip dhe në anglisht, e shoqëruar me imazhe dhe pasaportat përkatëse si dhe shkrimet informues dhe spjegues.