Markata e Peshkut gjendet në zemër të Pazarit të Ri, në afërsi të sheshit Avni Rustemi. Pasi të keni ecur përgjatë rrugicës në hyrje të  pazarit, nëpërmjet dyqaneve që ofrojnë prodhime deti, atje ku deri pak kohë më parë gjendej markatoja e mbuluar e pazarit, hap dyert restoranti Markata e Peshkut.

Një kombinim perfekt i prodhimeve të fresktëta të detit, ambientit të organizuar thjeshtë por me finesë dhe cmimeve shumë interesante.

Markata e Peshkut do t’ju ofrojë prodhime të tipit arragostë, barbun, bretkosa, kallamar, gjuze, koce por edhe ato më pak të zakonshme si ostriket, rombi, salmoni, duke vazhduar me pasta dhe rizoto, supë apo sallatë.

Parashikoni një drekë apo darkë peshku sa të shijshme aq edhe ekonomike në këtë restorant shumë interesant.