Lollipop, vendi ku karamelet sfilojnë njëra pas tjetrës… cocktail-et kërcejnë nën ritmet house, electro, dance, disco dhe DJ më të mirë të qytetit dirigjojnë para publikut festiv tiranas. Motoja “dicka më kafshoi” flet mësë miri për eksperiencën që do përjetoni te një prej klubeve më IN të qytetit, Lollipop. Shenjat do jenë prova e gëzimit dhe haresë që do ju falin personazhet shumëformësh dhe fluoreshent të Lolli-t.