Ashtu siç dhe emri në frëngjisht lë të kuptohet “A la santé” është një restorant me një kuzhinë ndryshe nga të tjerat, të paktën përsa i përket cilësisë së përbërësve, numrit të kalorive për pjatë dhe pa diskutim recetave të zgjedhura. Në hyrje të rrugës Ismail Qemali do mund të shijoni në këtë ambient të ngrohtë, posi në kushtet e shtëpisë, një ushqim të shëndetshëm. Për më tepër do mund të kini një informacion të detajuar për kaloritë që sapo do keni porositur apo shijuar. Dhe për të përfunduar, sipas dëshirës, mund të provoni një menu të përshtatur për grupin tuaj të gjakut. Jeni të tentuar nga risia e kësaj adrese? Atëhere shpejtoni për të ruajtur formën e trupit dhe të shëndetit tuaj.