La Boheme Roof Garden Restorant gjendet në katin e fundit të ndërtesës Vesa Center në rrugën Abdyl Frashëri.

Pozicioni i La Boheme ju jep mundësinë që të shijoni njëkohësisht me kuzhinën kontemporane dhe një nga pamjet më të bukura mbi Tiranën dhe malin e Dajtit. Gatimet e propozuara nga shefi i restorantit veçohen për risinë që sjellin në kuzhinën shqiptare dhe atë ndërkombëtare njëkohësisht. La Boheme ofron një menu të ditës që varion në mënyrë që të kënaqi shijet e më të shumtëve. Pavarësisht nëse jeni vegjetarian, preferoni gatimet aziatike, japoneze apo doni të ngeleni në traditë, shefi do dijë t’ju surprizojë me kreativitetin e tij.

La Boheme

Në menu do të gjeni ndër të tjera edhe:

  • Karpacio oktapodi, kaneloni me karkalec, pure qiqrash dhe shkumë speci të kuq
  • Tartar me të zezë sepie dhe vezë
  • Mousse me gështenja
  • Tartar me finok e pure selinoje
  • Sushi me salmon dhe karkalec
  • Thëllëze me kaneloni dhe gështenjë, etj.

Nuk ju mjafton vallë kjo listë për të shpejtuar në gjirin e La Boheme dhe të shuani kuriozitetin për artin që fsheh secila pjatë?