Çdo çift në pritje të fëmijës së parë ka dëshirë të dijë sa më shumë se si duhet të kujdeset sa më mirë për bebin që po vjen. Proçesi i lindjes është një e panjohur e madhe për të dy prindërit e rinj dhe si e tillë në shumicën e rasteve, përveç pritjes së ëmbël ngjall ndroje dhe frikë.

Në botë prej dekadash aplikohet Kursi Përgatitor i Lindjes për prindërit e rinj. Kjo eksperiencë e domosdoshme i ofron çifteve të reja njohuritë e nevojshme praktike për kujdesjen ndaj bebit nga profesionistët e të gjithë hallkave të shëndetësisë. Ushtrimet e Yogës përgatitin trupin tuaj, për të kaluar një shtatzëni të bukur dhe një proçes lindjeje të lehtë, duke zëvendësuar frikën me dashurinë. Një orë e veçantë i kushtohet praktikës me Maminë dhe kukullat bebe për veshjen, larjen, ndërrimin, pozicionet e ushqyerjes me gji etj.

Me anë të këtij kursi çifti merr gjithë informacionin e duhur nga specialistët, duke filluar nga ushqyerja gjatë shtatzënisë dhe pas saj; si t’i kontrollojmë dhimbjet e lindjes; si të dallojmë kontraksionet e vërteta nga ato false ; e deri tek – çfarë duhet të ketë çanta e nënës dhe bebit në maternitet; jeta seksuale gjatë shtatzënisë; etj.

Kursi zhvillohet në grupe, duke bërë kështu të mundur ndarjen e eksperiencës me njëri-tjetrin dhe me specialistët, komforti psikologjik i të qënit mes njerëzve që kanë të njejtën situatë, shkëmbimin e informacioneve të ndryshme. Ky kurs është ideuar në bazë të një programi të marrë nga Qendra Amerikane e Edukimit për Lindje, ku përcaktohen temat më të rëndësishme për të cilat çiftet duhet të informohen nga specialistët e shëndetësisë, lektorë pranë materniteteve shtetërore.

 

 

Ofertë speciale

Seanca e parë falas!