Millennium është kinema shumë moderne dhe e rehatshme. Pajisjet janë sjellë nga Kinoton që është prodhuesi më i madh për kinema në tërë  Evropën, duke përfshirë një ekran me përmasa të standarteve evropiane, sistemin Digital Dolby Surround Sound si dhe sistemin e filmave 3 Dimensional Xpand.

Salla e Millennium është e veshur me një material akustik të cilësisë optimale, për të shmangur zhurmat nga ambienti i jashtëm  dhe për të siguruar një qetësi absolute.

Gjithashtu Millennium është e  pajisur me një ngrohje qendrore dhe me ajër të kondicionuar. Përveç këtyre një ambient i posaçëm në kinema Millennium i jep mundësi shikuesve të konsumojnë pop-corns apo pije të ndryshme freskuese si para ashtu dhe gjatë filmit.

Ne kemi bashkëpunim  me studiot më të mëdha të Hollivudit si Universal, Warner Bros, Miramax, Fox, Continental etj.

Oraret Filmat 2D

10:30 300 lekë

13:00 300 lekë

15:30 500 lekë

18:00 500 lekë

20:30 500 lekë

23:00 500 lekë

 

Oraret Filmat 3D

10:30 500 lekë

13:00 500 lekë

15:30 700 lekë

18:00 700 lekë

20:30 700 lekë

23:00 700 lekë

Ofertë speciale

Cdo të hënë cmimet janë 300 lekë në të gjitha oraret për filmat 2D dhe 500 lekë për filmat 3D.