Katedralja Katolike e Tiranës u ndërtua në fund të vitit 2001 dhe është ndër më të rejat Katedrale dhe më e madhja në Tiranë. Emri i saj kujton Apostulin Pal si ungjillizuesin e parë të trojeve shqiptare, në vitin 52 pas Krishtit. Në një letër drejtuar romakëve, Shën Pali deklaron se  “… ka çuar fjalën e shenjtë deri në Iliri…”

Katedralja Katolike e Tiranës ka një pamje të jashtme mjaft të thjeshtë përveç statujës së Shën Palit e vendosur në çati, por në ambjentet e brendshme ka një arkitekturë mjaft mbresëlënëse dhe konkrete.  Në brendësi të saj ndodhet monumenti i Nënë Terezës dhe i Gjon Palit të dytë.